Ndeshja e futbollit për pak kthehet në tragjedi, shqiptarët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ndodhi para një stadiumi në Korinth të Greqisë, ku një 64-vjeçar ka sulmuar tifozët. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në parkingun e Stadiumit Komunal Galataki të Korinthisë.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur tre shqiptarë (njëri prej tyre kishte me vete fëmijët e tij) kanë shkuar në stadium për të ndjekur një ndeshje futbolli të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Vendor

Teksa arritën te parkingu i stadiumit, një tjetër spektator, gjithashtu shqiptar, iu afrua atyre dhe nisi t’i shante, më pas sulmoi dy nga tre personat dhe filloi t’i godiste. Por sulmi nuk u ndal me kaq. Sulmuesi më pas ka marrë një drapër nga një automjet i parkuar dhe i ka sulmuar sërish duke i plagosur lehtë. Ndonëse autori u largua nga vendngjarja ai u arrestua më vonë.

Scroll to Top