Skandalet në PS, analisti i njohur: Korrupsioni i këtyre përmasave

Jil
Jil
2 Min Read

Analisti Neritan Sejamini deklaroi se të gjitha koncesionet e dhëna janë bërë me dijeninë e kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se këto kontrata me vlerë 3-4 miliardë euro si dhe 4 miliardë të tjera që nuk janë dhënë si koncesione nuk do të jepeshin nëse nuk do të jepte miratimin Rama.about:blank

“Nuk ka ndonjë vlerë të diskutojmë, e di nuk e di z.Rama se është e padiskutueshme që e di, dhe sa më shumë të zgjatemi me këtë është humbje e argumentit. Rama e di sepse koncesionet kanë arritur një vlerë 3-4 miliardë euro. Janë dhe 4 miliardë që nuk janë dhënë si koncesion, por janë të njëjtat skema. Këto vendime nuk jepen nëse nuk jep miratimin kryeministri.

Të gjitha koncesionet kanë një veçanti: ofrojnë një shërbim që nuk është i nevojshëm. Koncesioni i çek ap-it, nuk i duhet askujt dhe nuk është bërë në asnjë vend të botës dhe është shpikur për të shpërblyer një klient të kryeministrit.

Edhe për inceneratorët. Ne kemi patur ndihmën e huaj për zgjidhur problemin e plehrave përmes riciklimit, ripërdorimit dhe groposjes dhe incenerimi ka qenë opsioni i fundit dhe që nuk është përqafuar nga kjo qeveri. Pra qeveria zgjidh një problem që nuk është problem. Kështu edhe koncesioni i laboratorëve, që i privatizon, duke shënuar një rast unik në botë. Të gjitha këto nuk bëhen po nuk deshi kryeministri”, tha Sejamini.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *