JiL.al - Jeto i Lumtur

Roland Bejko: Bardhi më ka prishur punë kur garova në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, është shprehur se është besnik i ideve të tij dhe as i kryedemokratit Lulzim Basha dhe as i ish-kryeministrit Sali Berisha. Komentet Bejko i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Open”, ku foli për situatën brenda PD-së dhe zhvillimet e fundit politike në vend.a

Sipas Bejkos, Basha dhe Bardhi kanë pasur marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë me njëri-tjetrin, por ky i fundit zgjodhi të vetëlargohej.

“Nuk jam besnik i Bashës dhe nuk kam qenë as i Berishës, por i ideve të mia dhe PD-së. Besnik nëse e relativizojmë, patjetër, për aq kohë sa na bashkojnë të njëjtat ide. Për aq kohë sa ndahemi në id e, qëndrimet politike, secili ndjek rrugën e tij.

Deri në ditën që është bërë mbledhja e partisë, Basha ka qenë shumë i lidhur. Unë di që Basha dhe Bardhi kanë qenë të afërt dhe bashkëpunëtor. Bardhi u vetë largua. Në momentin që del kundër qëndrimeve të partisë edhe kur je titulluar, largohesh nga partia. PD mori një vendim dhe u fut në zgjedhje.

Mua Gaz Bardhi nuk më ka mbështetur kur kam kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mua Bardhi jo vetëm që nuk më mbështeti por më ka bllokuar, më prishi punë”, u shpreh Bejko.

Scroll to Top