Dalin në dritë detaje të reja nga masakra në vendin fqinj

Jil
Jil
1 Min Read

Kush qëndron pas masakrës me gjashtë viktima në Greqi, ku u ekzekutuan gjashtë shqiptarë? Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje që hedhin dritë rreth kësaj masakre dhe që mund t’i japin përgjigje pyetjes. Dyshohet se pas këtij urdhri për ekzekutimin e gjashtë shqiptarëve qëndron mafia shqiptare e burgjeve.

Pasi që në fillim të ngjarjes u raportua se atentati ndaj 6 personave u bë për larje hesapesh. Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa.  Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.

Të paktën kjo duket të jetë skema e ndërtuar nga oficerët  e policisë greke. Më tej sqarohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare dyshohet se kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje.

Po ashtu, dyshohet se nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit nga policia rezulton se autorët kanë marrë disa sende nga automjeti i viktimave.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *