JiL.al - Jeto i Lumtur

Përfundojnë në spital 3 nxënës së shkollës 9-vjeçare në Krujë,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ende pa nisur viti shkollor, nxënësit dhe stafi pedagogjik janë përballur me një situatë aspak të zakontë.

Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin Skënderbeu Krujë, ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spray me spec djegës.

Për pasojë disa nxënës të kësaj shkolle janë ndjerë keq. Sakaq, nxënësi që ka hedhur spray është shoqëruar nga policia, ndërsa shërbimi mjekësorë ndodhet në ambientet e shkollës.

Gazetari Juli Shota bën me dije se 3 prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Krujës ku po u bëhet perfuzion, elektrolit, antivomitiv, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në ambientet e shkollës pasi nuk kanë shqetësime serioze.

Scroll to Top