JiL.al - Jeto i Lumtur

Prokuroria e konsideroi plagosje e lehtë, reagon i revoltuar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Teksa eksperti mjeko-ligjor e ka konsideruar si plagosje të lehtë, në një lidhje live në emsionin “Shqipëria Live”, Jashar Maja e ka konsideruar të padrejtë këtë vendim.

Jashari ka treguar se ende është me ilaçe dhe vuan dëmtimet e dhunës barbare që i kanë shkaktuar anëtarë të fisit Rraja.

Nga ana tjetër ai është shprehur i zhgënjyer nga ana e shtetit.

“Jam i shqetësuar se kam marrje mendsh, por gjendja është në përmirësim.

Ça është ai prokuror apo ekspert, nuk e di a ta provoj unë njëherë ti bje kokës së atij sa i dhemb koka atij dhe sa me dhemb mua. Unë ende nuk rri dot në këmbë.

about:blank

Unë kam patur fraktura në kokë, rruzat e shpinës unë ende marr ilaçe dhe ai thotë nuk ka gjë.

Nuk ka drejtësi, nuk ka qeveri. Ky vendim është me ndërhyrje se shteti mund të ndërhynte edhe me parë se ne kemi protestuar 3 muaj rresht.about:blank

Ai tjetri është bërë operacion në Itali. Ai ka patur ndërhyrje në kokë.

Ku të ankohem moj motër, nuk ka shtet këtu.”– tha Jashar Maja.

Scroll to Top