Botë ‘mizore’! Polici i përplasi për vdekje të birin 17 vjeç,

Jil
Jil
2 Min Read

Vitin e kaluar një 17-vjeçar është përplasur për vdekje nga një polic i cili po udhëtonte në gjendje të dehur me makinën e tij.

Adoleshenti Davide Pavan ishte duke u kthyer në shtëpi me skuterin e tij, kur u përball para një makine e cila kishte humbur kontrollin. Pas aksidentit të ndodhur më 8 maj 2022, u bë testi i alkoolit të policit dhe rezultoi që ishte pozitiv me alkool. Nëna e Davides Barbara Vedelago në një intervistë për Corriere della Sera shprehet: Ndoshta, herët a vonë, edhe ai do të bëhet baba. Dhe atëherë do të gjej forcën për ta falur atë.” Çfarë ndodhi atë ditë? Një polic, i cili po kthehej i dehur nga një ndeshje regbi, humbi kontrollin dhe përplasi djalin që po ngiste skuterin e tij.

Por përveç dhimbjes së madhe që prindërit po përjetonin atë kohë, ata u përballën edhe me një të papritur tjetër, të cilët në fillim menduan se ishte thjesht një shaka e keqe. Një faturë i erdhi në shtëpi e cila i kërkonte të paguanin 183 euro për pastrimin e vendit ku ndodhi aksidenti, nga gjaku dhe nga papastërtitë e tjera.

Praktikisht familja e të riut të vrarë duhet të paguante nga xhepi i saj për pastrimin e vendit ku humbi jetën Davide. Jo vetëm kaq, por disa ditë më parë polici ra dakord për një marrëveshje e cila kërkonte pranimin e fajit dhe dënimin me tre vite e 6 muaj burg.

“E di mirë që edhe po të kishte shkuar në burg ai polici, nuk do ta kisha kthyer djalin, por mendoj se ligji, është ende shumë i butë ndaj atyre që shkaktojnë një aksident. Por i gjithë sistemi është i gabuar dhe fatura e pastrimit është vetëm një nga shumë episode. Në këta gjashtëmbëdhjetë muaj, unë, im shoq dhe vëllai i vogël i Davides jemi ndjerë të braktisur, sikur dhimbja jonë të mos kishte rëndësi”, shprehet nëna e Davide.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *