JiL.al - Jeto i Lumtur

Rasti i Rrajave, gazetari i njohur hedh akuza të rënda: Si Mjekës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Flamur Vezaj duke u nisur nga rasti i fisit Rraja që iu lehtësua akuza nga një raport i mjekëve ligjore hedh akuza të forta ndaj Mjekësisë Ligjore. Sipas tij, raportet e mjekësisë ligjore përdoren për të lehtësuar pozitën e personave të hetuar. Ndërsa vë në dukje se Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë asnjë inspektim për Mjekësinë Ligjore, e cila është në varësinë e saj.about:blank

“Raportet Mjeko-Ligjore, “arsyetime” per te liruar e lehtesuar kriminelet!

“Gjeni mik te Mjekesia-Ligjore dhe rregulloni ekspertizen, pastaj pjesen tjeter e rregulloje une”! Ky ishte refren i prokuroreve dikur, kur donin te “ndihmonin” kundrejt pageses nje person ne hetim! E per pasoje te “mikut” ne Mjeksine Ligjore ne vitin 2006-2007 jane liruar nga burgu rreth 20 persona! Me raporte e falsifikuara nga mjekesise ligjore, ne ate kohe u liruan trafikant, vrases, perdhunues, hajdut, etj si te papartgjegjshem para ligjit! Ose rasti i nje te denuarit per vrasje, te cilin e liruan para kohe me arsyetimin e mjekeve ligjore, se “qendrimi ne burg i rrezikon jeten”! Pra ishin disa mjek, qe kishin perpiluar raporte favorizuese per keta individ, qe me pas prokurori dhe Gjykata arsyetuan vendimet e lirimit bazuar ne keto raporte! Ne ate kohe u be nje inspektim nga KLD-ja, ku u gjeten shkelje per gjyqtare e me pas ministria liroje nga detyra 8 mjek te mjekesise ligjore! Por pas nje viti, mjeket u kthyen ne detyre me vendim gjykate, Po nga gjyqtar me te cilet kishin bashkepunuar prej kohesh! E fatkeqesishte edhe sot Mjekesia Ligjore vazhdon te perdoret per lirim nga burgu, lehtesim pozite apo edhe ndryshim akuze si rasti i Rrajave! E nderkohe une nuk mbaj mend qe Ministria e Drejtesise qe nga ajo kohe te kete bere ndonje inspektim per Mjekesin Ligjore, e cila eshte ne vartesi te saj per raporte te tilla! Ka pas nder vite inspektore nga KLD-ja per gjyqtar te caktuar dhe me pas jane gjetur e konstatuar keto raporte favorizuese por asgje konkrete nga ministria! Edhe Sot KLGJ-ja (KLD-ja e dikurshme) nuk merr asnje iniciative inspektimi apo nga ILD-ja e reformes se re! Ndersa per te pare kush jane mjeket abuzues, verifikoni pasurit e tyre e do te vetidentifikohen lehtesishte! E nga aspekti ligjor, prokuroret arsyetohen lehtesishte se “raporti mjekesore” i lehteson poziten, por ata ne raste te tilla si Rrajave, duhet te caktonin tre ekspert per ekzaminim por sic duket edhe prokurorit Y.Basha dhe titullarit te prokurorise A.Çelaj nuk i ka interesuar raporti me tre ekspert! Pa hyre pastaj te tre-kater standartet qe ndjekin ekspertet e mjekesise ligjore per raste konkrete!

#TeNaRrojneEkspertetLigjoreBashkeMeDrejtesine#

P.S. Raporti mjekut E.Serani dhe titullarit te tij B.Xhemali!”, shkruan Vezaj në rrjetin social Facebook.

Scroll to Top