Mjekë në veriperëndim të Perusë, kanë arritur t’i shpëtojnë jetën një djali dy vjeçar që kishte gëlltitur tetë gjilpëra medicinale.
“Kur u futëm në sallën e operacionit dhe i hapëm barkun, zbuluam objekte të metalta dhe e kuptuam se bëhet fjalë për gjilpëra”, tha mjeku Efrain Salazar, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportojnë s e bëhet fjalë për gjilpëra të injeksioneve, me të cilat vaksinohen kafshët në fermën në të cilën punon e ëma e vogëlushit.
Kjo familje jeton në rajonin e njohur për bujqësi Taratopou, rreth 622 kilometra nga Lima.
“Ndoshta i ka gëlltitur derisa po luante”, tha e ëma, që shtoi se vogëlushi pas ndërhyrje kirurgjikale është shpëtuar nga më e keqja.