Futën me dhunë në makinë të miturin dhe i morën varësen,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë vjedhur një të mitur. Ngjarja ndodhi në Bathore. Mësohet se janë arrestuar E. .M dhe R .,Sh.

Dy të rinjtë kanë futur pa dëshirë në makinë të miturin dhe i kanë marëme dhunë varësen e floririt.

Policia e kryeqytetit informon se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas i kishin marrë me dhunë varësen, një të mituri, në Bathore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:

– E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top