JiL.al - Jeto i Lumtur

E frikshme, ky vend regjistron 400 viktima nga i nxehti

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Përgjatë valës së të nxehtit në gusht, autoritetet në Francë i kanë regjistruar gati 400 viktima të lidhura me motin e nxehtë, ka thënë Autoriteti i shëndetit publik i këtij vendi.about:blank

Personat mbi moshën 75-vjeçare janë më të prekurit, është thënë në raportin e publikuar në Paris.

Përgjatë valës së tretë të të nxehtit në Francë, në periudhën 11-26 gusht, numri i vdekjeve është rritur për 5.4 për qind më shumë, në krahasim me javët e njëjta të vjetëve të fundit.

Përgjatë kësaj periudhe, temperaturat në Francë janë rritur në 42 gradë Celsius në disa rajone.

Nëse njerëzit vdesin më shumë në javët me temperatura të larta, në krahasim me javët e njëjta të viteve të kaluara, rritja e shkallës së vdekshmërisë vlerësohet se është shkaktuar nga i nxehti.about:blank

Megjithatë, në raport është përmendur se rezultatet janë preliminare.

Ndonëse shumica e vdekjeve besohet se janë shkaktuar për shkak të gjendjeve paraprake, nxehtësia mund ta ketë përkeqësuar situatën.about:blank

Në raport është përmendur se gjetjet tregojnë se i nxehti përbën rrezik shëndetësor, madje edhe jashtë periudha të të nxehtit, prandaj duhet zbatuar masa parandaluese për zvogëlim të ndikimit të të nxehtit në popullsi.

Prej fillimit të muajit korrik, bota është përballur me temperatura tejet të larta.about:blank

Në disa studime është thënë se një mot i tillë do të ishte gati i pamundshëm pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu.

Scroll to Top