Zbuloni çfarë do të ndodhë me temperaturat në ditët e ardhshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vranësirat kanë mbuluar shumë pjesë të qiellit në territoret tona, por rrallëkund ka reshje atmosferike. Temperaturat ende janë verore, por paksa më të ulëta se ditëve të kaluara, kuptohet për shkak të këtyre vranësirave. Kjo gjendje e ngjashme do të vazhdojë, ndërsa priten gjasa që në disa rajone të ketë reshje afatshkurtra shiu ose ndonjë rrebesh afatshkurtër, i izoluar shiu me ndonjë vetëtima dhe bubullimë.about:blank

Gjasat për reshje shtohen të premtën. Këto reshje do të jenë tipike verore, të karakterit lokal. Përderisa një rajon përfiton rrebesh të fuqishëm shiu, rajone tjera jo shumë larg përfitojnë vetëm ndonjë rigë e shumë tjera rajone nuk përfitojnë fare.

Pra, thënë ndryshe nesër (e premte) vende-vende priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë për shkak të depërtimit të një mase jo-stabile ajrore në viset tona. Temperaturat do të shënojnë ulje por jo të theksuara dhe do ndjehet ulja e tyre sidomos në zonat me rrebeshe shiu e vranësira. Trendi i temperaturave të larta verore do të vazhdojë pothuajse gjatë gati tërë Shtatorit me ndërprerje të herëpashershme afatshkurtra.

Fundjava në Shqipëri do të jetë me mot të mirë dhe të nxehtë duke mos përjashtuar paraqitjen e vranësirave të herëpashershme lokale. Reshjet do të jenë të rralla dhe izoluara. Edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Lokalisht do të ketë gjasa edhe për rrebeshe shiu të cilat nuk pritet të zgjasin shumë.

Scroll to Top