JiL.al - Jeto i Lumtur

Cfarë ka mbetur nga hyrja në pallatin e përfshirë nga flakët në Tiran

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vetëm muret kanë mbetur në një nga hyrjet e pallatit që u përfshi nga flakët mesditën e sotme në rrugën “Sali Butka” në Tiranë. Duke qenë se operacioni për shuarjen e flakëve ka përfunduar, dëmet e shkaktuara si pasojë e zjarrit janë të mëdha.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Disa kate ishin më të dëmtuarat nga zjarri, në të cilin flakët u përhapën masivisht.

Më herët, shefi i zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj, tha se zjarri në pallatin 9-katësh në rrugën “Sali Butka” në Tiranë është vënë nën kontroll dhe nuk ka banorë të lënduar.

Në një deklaratë për mediat, Goxhaj ka theksuar se dyshemeja ka rënë në katin e dytë të pallatit dhe më tej është përhapur në verandën e katit të fundit.

“Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarri në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja. Të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ”, thuhet në njoftimin paraprak për mediat nga Policia e Tiranës. 

Scroll to Top