Debati i çështjes Beleri vijon të jetë temë e nxehtë në Shqipëri dhe në vendin fqinj, Greqi.
Për të folur mbi vendimin e fundit të Gjykatës Speciale që vendosi të kalojë për gjykim dosjen e Belerit, Dule është shfaqur në emisionin “Top Story”, me moderatore Grida Dumën.
Teksa i ka qëndruar retorikës greke duke folur sa për shkelje të procedurave ligjore, aq edhe për shkelje të të drejtave të minoritetit grek, Dule i kujtoi të ftuarve në studio duke i thënë “mos harroni se Beleri është grek”.
“Në një kohë që tregonit festimin me flamurin shqiptar të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe ishte një e drejtë legjitime, përse atij fakti i gëzohemi ndërsa për të njëjtin fakt në Himarë bëhemi skeptik?”, tha Dule duke iu referuar një manifestimi me flamuj grek në Himarë.
Por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e analistit Artur Zheji, i cili i ka kujtuar Dules se ndonëse partia e tij mban emrin e “të Drejtave të Njeriut”, ai angazhohet vetëm sa i përket çështjeve të minoritarëve grekë.about:blank
“Unë nuk të kam parë të ankohesh për Vangjush Dakon apo Lefter Kokën, ti shqetësohesh për një kryetar bashkie që u kap në Himarë, sepse ai është grek. Nuk përputhet me programin e partisë që ke ti, për Të Drejtat e Njeriut. Nuk e kam të sigurtë nëse t’i do të na mbrosh nëse kërcejmë pogonishten apo vallen çame me flamur shqiptar në Athinë”, u shpreh Zheji.
Zheji gjithashtu tha se ndërhrja e shteti grek në këtë çështje është një minim i drejtësisë në Shqipëri.about:blank
“Unë mendoj që ky është një atentat ndaj drejtësisë në Shqipëri dhe një sulm politik që i kërkohet Shqipërisë të ndërhyjë në drejtësi pse, sepse kapi një zotëri që quhet Beleri”, përfundoi Zheji.