JiL.al - Jeto i Lumtur

Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia zbulon surprizat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Meteorologia e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Besa Sherollari ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë.

Sipas saj në fundjavë pritet që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu.

“Vendi ynë duke filluar nga dita e sotme do të jetë nën kushtet atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht në veri të vendit, përgjatë relieveve malore, do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Përsa i përket fundjavë do të mbetet në të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të pasohen nga reshje shiu, vetëm përgjatë relieveve malore, ndërsa pjesa tjetër e vendit nuk do të preket nga reshjet e shiut.

E njëjta situatë meteorologjike do të mbetet edhe në fillimin e javës. Përsa i përket erës, pritet të jetë kryesisht nga veri-perëndimi me një shpejtësi mesatare deri në 5-6 metra/s, por hera herës përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në jug të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 8-9 metra/s, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët, i forcës 1-2 ballë”, shprehet meteorologia Sherollari.

Scroll to Top