Greqia mbyll shkollat pas përmbytjeve të stuhisë “Daniel”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shkollat në Thesali të Greqisë do të qëndrojnë të mbyllura javën e ardhshme, pas përmbytjeve të stuhisë “Daniel”. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Arsimit në Greqi, e cila deklaron se ky vendim është marrë për të krijuar një mjedis sa më të sigurt për nxënësit.about:blank

Ministria e Arsimit njoftoi se orët mësimore që nxënësit do të humbin javës tjetës, do të zëvëndësohen brenda harkut kohor të vitit shkollor.

“Ministria e Arsimit, Fesë dhe Sportit dhe Qarku i Thesalisë, në kuadër të hartës së vazhdueshme të situatës aktuale në rrjetin e shkollave të Qarkut të Thesalisë dhe duke pasur parasysh parametrat shëndetësorë, nevoja për kryerjen e një kontrolli të plotë, sigurinë e pandërprerë dhe akses të sigurtë në shkolla, njoftojnë ndërprerjen e mësimit në të gjitha njësitë e arsimit fillor dhe të mesëm të Qarkut të Thesalisë, nga e hëna 18 shtator deri të premten 22 shtator 2023.

Që në momentin e parë, pas dukurive të paprecedentë të përmbytjeve, lidershipi politik i Ministrisë së Shëndetësisë, Qarkut Thesalisë, Drejtorisë Arsimore Rajonale, Drejtorive vendore të Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Qarkut të Thesalisë dhe të gjithë organet janë duke bashkëpunuar ngushtë për kthimin sa më të shpejtë të nxënësve dhe mësuesve në mjedisin shkollor. Kujdes i veçantë do të tregohet për plotësimin e ditëve mësimore brenda harkut kohor të vitit shkollor actual”, thuhet në deklaratë.

Scroll to Top