Operacioni ‘Tempulli’, zbulohet harta ku shitej droga në kryeqytet

Jil
Jil
2 Min Read

Shtatë nga 23 grupet kriminale që u goditën nga aksioni i koduar me emrin Tempull vepronin në Tiranë. Harta e shpërndarjes së lëndëve narkotike është e gjerë, duke nisur nga Vora, për të vijuar me Kamzën e më pas edhe më në qendër të kryeqytetit.about:blank

Një grup i stërmadh prej 22 personash operonin në zonën e Kombinatit, e cila ishte kthyer në shqetësim jo të vogël për banorët, aq sa shitja dhe konsumi i narkotikëve bëhej gati hapur. Lokalet e zonës së ish-Bllokut ishin një tjetër hapësirë ku një tjetër grup shtrinte aktivitetin e tij.

“Report Tv” mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe një menaxher lokali, ambientin e të cilit e përdorte për shitje lënde narkotike. Harta e goditjes në operacionin me 112 urdhër-arreste vetëm për Tiranës vijon edhe me Tufinën, Kthesën e Kamzës, Ali Demin, Kinostudion apo Laprakën. (Harta nga Google Earth) Bazat apo vendet ku droga shitej në doza të vogla janë në afërsi lokalesh, shkollash apo vende zakonisht frekuentohen nga të rinj, por kësaj here shpërndarësit menduan t’ia bëjnë punën më të vështirë policisë, përdorën edhe taksi dhe motoçikleta për të dërguar dozat e drogës.

Për herë të parë në Shqipëri u zbuluan disa lloje të reja drogërash me origjinë nga Kanadaja. Një lloj kanabisi me cilësi dhe efekt shumë të lartë që rritet në shtëpi bari me llampa dhe që kushton më shtrenjtë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *