Për ku ishte nisur? Lëvizte në fshat i armatosur deri në “dhëmbë”,

Jil
Jil
3 Min Read

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka është kapur duke lëvizur në fshatin Llëngë të Pogradecit, i pajisur me armë zjarri, armë shpërthyese dhe municion.about:blank

Në pranga mësohet se ka rënë i riu, Halit Kalanxhi, të cilit i janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 3 kapsolla detonatore, krehër dhe fishekë për pistoletën, si dhe një armë gjahu.

Kalanxhi, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Finalizohet pas disa javësh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Llënga”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.about:blank

Lëvizte me këmbë, në fshatin Llëngë, i pajisur me pistoletë, armë gjahu, kapsolla detonatore dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armët, municion për to dhe 3 kapsollat detonatore.about:blank

Si rezultat i një hetimi të ndjekur për disa javë, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë, armë shpërthyese dhe municion, shërbimet e  Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Llënga”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-H. K., 19 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec.about:blank

Gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj 19-vjeçarit, i cili u lokalizua dhe u ndalua në fshatin Llëngë, iu gjetën në çantë, një armë zjarri pistoletë, 3 kapsolla detonatore, si dhe krehër dhe fishekë për pistoletën, ndërsa me vete iu gjet një armë gjahu. Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *