Operacioni antidrogë ‘Tempulli’, gjykata merr vendimin

Jil
Jil
1 Min Read

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin e saj në lidhje me 61 të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit “Tempulli”, ku sipas informacioneve mësohet se masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për tre vajza që janë arrestuar duke kaluar nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje, ndërsa për 58 të tjerët arrest në burg.

Ndërkohë kujtojmë se në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë. Policia në kryeqytet ekzekutoi 90 prej tyre ndërsa të tjerët në kërkim.

Një ditë më parë, Gjykata Penale la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *