Autoritetet libiane kanë nisur hetimet për shembjen e dy digave që shkaktuan rreth 6 mijë viktima dhe mbi 5 mijë shtëpi të dëmtuara.
Prokurori i Përgjithshëm i Libisë, Al Sediq al Sour, tha ditën e sotme se prokurorët do të hetojnë shembjen e dy digave, të cilat u ndërtuan në vitet 1970, si dhe ndarjen e fondeve të mirëmbajtjes.
Përmbytjet masive në Libi kanë shkatërruar rrjetin e kanalizimit të ujërave, duke ndërprerë furnizimit me ujë në disa zona.