Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ballsh, ku një 60-vjeçar me iniciale P. J., i ka dhënë fund jetës.
Mësohet se ai ka qenë në gjendje të rënduar emocionale kur i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekësore, pranë varrit të bashkëshortes së tij.
Si pasoje 60- vjeçari është gjetur i pajetë nga qytetarë të tjerë në varrezat e qytetit.
Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësu es i lëndës së Bio- Kimisë në shkollën 9- vjeçare “ 5 Shkurti” në Ballsh, ndërsa rreth 1 vit e gjysëm më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Trupi i pajetë i 60-vjecarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.about:blank
Njoftimi policisë:
Mallakatër/Informacion paraprakabout:blank
Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.