Një ngjarje e rëndë ndodhi në fundjavë në Përmet, ku 82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me sende të forta (shkop druri) gruan e tij 80-vjeçare Afrovitin.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 kanë ardhur sot disa dëshmi për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, për më tepër në Përmet, një nga zonat në vend me kriminalitetin më të ulët.
Nipi i çiftit Peçi, djali i vajzës që kishte ndërruar jetë pak vite më parë ka treguar për gazetaren Anila Ahmataj se shkonte shpesh te gjyshërit, por nuk kishin probleme. Ai tha se tezet e tij i kishin kërkuar të dyve të shkonin në Greqi të jetonin me to, por nuk kishin pranuar.
Ai pohoi se disa vite më parë gjyshja e kishte denoncuar gjyshin për dhunë.
“Ka pasur denoncim nga e ndjera para disa vitesh. Kanë humbur dy fëmijët. Nuk e di nëse kanë pasur probleme të shëndetit mendor. E kemi kuptuar që gjyshi nuk ishte mirë, i bëmë të tëra. Nuk pinte. Daja ka shumë vite që ka ndërruar jetë, ndërsa nëna ime 4 vjet.
Unë vija shumë shpesh, i pyesja si jeni, më thoshin mirë. Nuk më tregonin.
Marrëdhënia e nënës sime me gjyshërit ishte shumë e afërt. Nga ana ekonomike ishin mirë, nuk kishin probleme.
Tezet e mia iu kishin kërkuar që të shkonin në Greqi për të jetuar me to dhe pranë tyre, por nuk kishin pranuar. Ne nuk e prisnim këtë që ndodhi”, tha nipi i të moshuarve.
Një ngjarje e rëndë ndodhi në fundjavë në Përmet, ku 82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me sende të forta (shkop druri) gruan e tij 80-vjeçare Afrovitin.about:blank