Gazetari Enton Abilekaj, foli në lidhje me censin që do të bëhet këtë vit për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.
I ftuar në emisionin “Now”, ai tha se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për deklarimin e fesë dhe të etnisë, ndërsa shtoi se do të jenë pikërisht këto dy faktor që do të çojnë në dështimin e censit.
“Që të mos përsëriten gabimet e vitit 2011 njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, në pyetjet për deklarimin e fesë dhe kombësisë që kanë shumë debat. Në 2011 na dolën 60% myslimanë, 10.03 katolikë, ateistë dolën shumë pak. Ne në Shqipëri e dimë se njerëzit që nuk besojnë janë shumë më shumë se aq
Besimtarë dhe praktikantë janë dy pyetje të ndryshme. Feja që zgjidhet dhe feja që trashëgon nuk janë e njëjta gjë. Kanë shumë faktor që ndikojnë dhe njerëzit duhet të ishin sqaruar.about:blank
Ne nuk i sqarojmë njerëzit sërish në këtë çështje. Ne përsëri do të dështojmë në këto çështje. Ne kemi një vështirësi shumë të madhe për të njohur fuqinë blerëse në këtë vend”-tha ai.