Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, e ka cilësuar si “vendim politik”, vendimi e marrë sot (18 shtator) nga Gjykata e Apelit në Tiranë, për lënien në burg të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.about:blank
I ftuar në News24, Suli u shpreh se Beleri sipas tij, nuk është arrestuar në flagrancë, por ka qenë duke konsumuar kafe me stafin e tij.
Sekretari tha se “të gjithë gjyqtarët janë nën trysni, janë edhe nën trysninë e politikës”.
“Është rasti i parë i një përgjimi që s’ka aparatin apo serinë. Ka shkelje të rënda dhe askush nuk e dëgjon. Të gjithë gjyqtarët janë nën trysni, janë edhe nën trysninë e politikës. Ligji nuk është opinion dhe kjo është fatkeqësi, Beleri po shpallet kriminel me prokuror publikë.
Beleri nuk është arrestuar në flagrancë, por duke pirë kafe dhe duke ngrënë me stafin e vetë. Po mbajnë brenda një kandidat vetëm e vetëm se në sondazh rezultonte fitues. Vendimi është politik”, u shpreh Suli.