Atentat me 19 plumba nipit të “kokës” së mafies, një i vdekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mediat turke raportojnë se Magamet Kurbanov, nipi i bosit mafioz të Azerbajxhanit, Nadir Salifov, i cili u vra 2 vjet më parë në Beylikdüzü të Stambollit ka rënë pre e një sulmi të armatosur nga persona të paidentifikuar.about:blank

Si pasojë e atentatit, Kurbanov dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa një ish-polic, i identifikuar si Y?lmaz Demir, që udhëtonte me ta, ka mbetur i vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në rrethin Beylikdüzü Kavakl? të Antalias. Vetura që drejtohej nga Israfil Orujov është ndjekur nga një automjet tjetër i drejtuar nga persona të paidentifikuar.

Sipas policisë, 19 plumba kanë goditur automjetin, i cili më pas është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Por, atentatorët nuk janë ndalur me kaq.

Pasi mjeti i sulmuar është përplasur me shtyllën, ata kanë ndaluar automjetin e tyre, kanë dalë jashtë tij dhe kanë nisur të qëllojnë sërish me breshëri të gjithë personat që ndodheshin brenda.

Scroll to Top