JiL.al - Jeto i Lumtur

Pamje të rënda/ Adoleshentët përplasin qëllimisht çiklistin,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një video e rëndë është bërë mjaft virale në rrjetet sociale, ku një grup adoleshentësh kanë përplasur me makinë një çiklist të moshuar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në Las Vegas, ku mediet e huaja bëjnë me dije se Andreas Probst, 64 vjeç u përplas nga një 17-vjeçar i cili ishte duke qeshur në momentin kur goditi qëllimisht shefin e policisë në pension.

Probst po ngiste biçikletën e tij rreth orës 6 të mëngjesit të 14 gushtit kur ndodhi ngjarja.

Pamje të rënda/ Adoleshentët përplasin qëllimisht

Videoja, e shpërndarë nga Mail Online , tregon shoferin duke ecur me shpejtësi drejt Probst ndërsa njëri nga adoleshentët që ndodhet në makinë pyet: “Gati?”

Një pasagjer tjetër filmon të gjithë skenën e rëndë.about:blank

Videoja tregon makinën duke e përplasur qëllimisht çiklistin, i cili fluturon disa metra në ajër dhe përfundon në asfalt.

Adoleshentët e filmojnë në anë të rrugës si për të treguar se ia dolën dhe largohen me shpejtësi.about:blank

17-vjeçari u arrestua menjëherë pas aksidentit dhe u dërgua në Qendrën e Paraburgimit për të Mitur.

Scroll to Top