Përballje “El Pentitosh” në SPAK/ Erjon Alibej rrëfen bisedat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mes shumë dëshmive të dhëna nga bashkëpuntorët e prokurorisë, ka dalë në skenë emri i Dashnor Dumanit, njëri nga vëllezërit e të penduarit Nuredin Dumani, si pjesëmarës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë Enea Alibej me nofkën “Tarzani”.about:blank

Krahas Alibejt, në këtë atentat të ndodhur në 29 dhjetor 2018, u vranë Arben Dylgjeri, si edhe shtetasi turk Erdal Durunay.

Emri i Dashmir Dumanit, ka dalë në dëshminë e bashkëpuntorit të Drejtësisë, Erjon Alibej, i cili teksa tregon veprimtarinë e tij kriminale në vrasjet me pagesë, jep detaje mbi bisedën e parë të nxehtë që ka zhvilluar me Nuredin Dumanin.

“…mbaj mend që në fillim të bisedës, sapo u takuam, Nuredini më përmendi dhe më tha që këtu tek ty kam ardhur në dijeninë e Festim Qolit…”, ka treguar Alibej.

Takimi i parë mes finacuesit të vrasjeve dhe ekzekutorit, është bërë në një apartament, në katin e shtatë të pallatit ku Alibej jetonte, thotë gazetari Elton Qyno.about:blank

Sipas Alibej, Nuredin Dumani në këtë takim kishte dijeni, për secilën ngjarje që i kishte ndodhur familjes së tij. Ndërsa ai vetë, Erjoni kishte mbledhur shumë informacione përpara se të takohej dhe fliste me Nuredinin.

Të shumëkërkuarit “fshihen” në liri në Dubai, Manja çon 3 drafte në ministrinë e Jashtme për ekstradimet nga Emiratet e Bashkuara Arabeabout:blank

“…një nga personat që unë kisha informacione se ishte i përfshirë në atentatin ndaj familjarëve të mi në Bradashesh, ishte dhe vëllai i Nuredinit, që quhet Dashnor Dumani. Për Dashnorin kisha informacione tepër të sigurta, që Dashnori ka qenë një nga ekzekutorët.

Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë, duke e akuzuar drejtpërdrejt që:”…Dashnori, vëllai yt, ka qenë ekzekutor, në ngarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, dhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri…”.about:blank

Por Nuredin Dumani nuk e pranoi këtë akuzë që i ka bërë Erjon Alibej, duke i shpjeguar këtij të fundit që ai me Dashnorin nuk i kanë marrëdhëniet e mira dhe nuk fliste.

Siç tregon në dëshminë e tij, Erjon Alibej, Nuredinit i ka thënë se në atentatin ndaj familjarëve të tij kanë marrë pjesë Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dashnor Dumani, e persona të tjerë.about:blank

“…Nuredinit, sapo i thashë për Dashin, nuk e pranoi atë që i thashë unë. Unë i them Nuredinit edhe sikur Dashi, vëllai yt, të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi, unë bëj be dhe vë dorën në Kuran përpara teje dhe betohem që gjakun e keni të falur nga unë… Por vetëm më rri besnik, tregohu i sinqertë, m’i trego të gjitha gjërat sesi janë…”-ka treguar Erjon Alibej. 

“…pas rreth 2 orë e gjysem diskutim, krijova një mendim për Nuredinin, që më korrespondote me të gjitha ato informacione që unë kisha mbledhur deri në ditën e takimit me të. Por nga Nuredini, mesova nga ai dhe për persona dhe ngjarje të tjera si Dorian Shkoza, që unë nuk kisha patur dijeni…”.

Scroll to Top