Kërcënonte ish-të dashurin pasi s’pranonte ndarjen dhe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 21-vjeçare shqiptare është dënuar me 8 muaj burg në Rodos të Greqisë, pasi akuzohet se ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurin e saj, po ashtu shqiptar.about:blank

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 21-vjeçarja u shpall fajtore për kanosje dhe fyerje të bashkatdhetarit të saj 26-vjeçar dhe dëmtim të motorit të tij. Raportohet se ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2023, në shtëpinë e 26-vjeçarit në Rodos, ku e reja kishte shkuar gjatë orëve të mëngjesit në banesën e tij duke i shkaktuar dëme motorit dhe më pas është larguar.

21-vjeçarja e kërcënoi gjithashtu se do t’i digjte shtëpinë dhe makinën e tij, ndërsa në korrik, ajo pohoi se kur ai i tha se donte të ndaheshin, ajo filloi të sulmonte atë dhe familjen e tij. Një muaj më pas në gusht, kur u takuan për t’i thënë që të ndalonte kërcënimet dhe ofendimet, ajo e priste me shkop në dorë dhe sapo e pa e sulmoi.

Scroll to Top