JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohet vajza shqiptare në Londër (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Arrestohet në Londër një shqiptare e shpallur në kërkim.

Skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard, ka arrestuar Lirie Delishin, pas një urdhër arresti nga Shqipëria.

Gjykatës së ekstradimeve iu tha se Lirie Delishi 25 vjeçe, me banin në veri të Londrës, kërkohet pasi sipas akt akuzës ngritur nga drejtësia shqiptare, ajo dyshohet se në datën 22/08/2019 në territorin e Shqipërisë, mbante një pasaportë rumune të falsifikuar e cila i përkiste Simona Valcu.

Më tej në aktakuzë shpjegohet se Delishi kishte si qëllim ta përdorte këtë pasaportë sikur të ishte e vërtetë duke i vendosur foton e saj.

Delishi është duke i zhvilluar seancat gjyqësore të ekstradimit e lënë e lirë me kusht.

Seanca e radhës ndaj saj do të mbahet në 16/01/2024 ora 10:00 në gjykatën Westminster Magistrates’ Court përpara gjykatësit DJ Zani.

Scroll to Top