SHKODËR- Valter Fierza 33 vjeç ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot të Ri.
Ende nuk dihen rrethanat e krimit.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje.
Policia vendore informon se ‘rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’.