Shkatërrohet grupi kriminal në Skoci, mes të arrestuarve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

8 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni në Edinburg, Skoci dhe Londër, Angli. Të arrestuarit e moshës nga 20 deri në 41 vjeç, shtetas rumunë, bullgarë dhe shqiptarë, jetonin të gjithë në banesa sociale, por shisnin drogë në të gjithë Skocinë dhe më gjerë. Operacioni u koordinua nga Londra dhe 8 kontrolle u kryen në Edinburg, Skoci dhe 2 kontrolle në Londër, Angli.

Pas kontrolleve, policia sekuestroi kokainë me vlerë 225,000 £ dhe 30,000 £ në para cash. Tetë të dyshuarit u vunë në pranga dhe u dërguan para gjyqtarëve në Gjykatën Sherif të Edinburgut. Ata akuzohen për krime të ndryshme të trafikut të drogës dhe emigracionit.

Scroll to Top