Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht pasi shisnin drogë në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi. 20 vjeçari u kap në flagrancë nga policia duke shitur dozat e cannabis sativës në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi.about:blank
Tre të tjerët, të moshës 16, 22 dhe 33 vjeç, dyshohet se janë të implikuar në veprimtaritë kriminale të përdorimit dhe shitjes së dozave të drogës në këtë lokal. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike, e ndarë në doza të gatshme për shitje./abcnews.al