JiL.al - Jeto i Lumtur

Një i vrarë dhe 15 të plagosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror të Ukrainës, Kremençuk, njoftuan autoritetet.about:blank

“Pesëmbëdhjetë janë plagosur, në mesin e tyre një fëmijë”, tha Dmytro Lunin, guvernatori i rajonit qendror, Poltava, i cili përfshin edh e Kremençukun.

“Një person është vrarë”, shtoi ai, shkruan REL.

Më herët gjatë ditës së premte, Lunin tha se Rusia e sulmoi me raketa infrastrukturën civile në qytetin qendror ukrainas.

“Një raketë u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore. Të gjitha shërbimet relevante po punojnë në vendin e ngjarjes”, tha ai.about:blank

Në fillim të kësaj jave, trupat ruse e goditën një rafineri nafte në Kremençuk.

Scroll to Top