Dalin pamjet filmike të momentit kur plagoset efektivi i Shqiponjav

Jil
Jil
1 Min Read

Videoja e mëposhtme është e momentit kur Klered Bozhanaj ka plagosur efektivin e policisë Edlir Alleshi, dy ditë më parë. Në pamjet e siguruara nga Euronews, shihet efektivi Bozhanaj, i cili pasi plagoset arrin që të futet brenda një lokali.

Ndërkohë që një koleg, arriti që të gjente strehim në lokal para tij. Kur Bozhanaj e plagosi, efektivi po e ndiqte së bashku me kolegun e tij.

Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark efektivi i “Shqiponjave”. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42 veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur.

VIDIO

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *