Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë, raportohet për 6 të vdekur

Jil
Jil
1 Min Read

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë topash golfi në Tajvan, tre prej tyre u vranë nga shpërthimi, thanë sot autoritetet lokale.about:blank

Zjarri filloi të premten mbrëma dhe u ndez gjatë gjithë natës. Më shumë se 100 persona, kryesisht punëtorë, u plagosën.

Tre nga të vdekurit janë zjarrfikës. Ende nuk dihet fati i një zjarrfikësi dhe tre personave të tjerë.

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen shkoi sot në vendin e tragjedisë për të shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave. Tashmë ka nisur hetimi për shkaqet e zjarrit.

Një zyrtar i departamentit të zjarrit Pingtung u tha gazetarëve se peroksidi i ruajtur në fabrikë mund të ketë shkaktuar shpërthimin e parë të madh, të ndjekur nga disa më të vegjël. Shumë persona kanë mbetur të bllokuar brenda fabrikës nga shpërthimet, të cilat kanë shkaktuar shembjen e një pjese të çatisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *