JiL.al - Jeto i Lumtur

Pamje tronditëse/ Publikohet momenti kur raketat ukrainase

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ukraina kreu të premten një sulm me raketa ndaj bazës kryesore të flotës ruse në Detin e Zi.

Video dhe foto të publikuara treguan re të mëdha tymi të ngriheshin mbi godinën që ndodhet në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar.

Të paktën një person humbi jetën, ndërsa zjarrfikësit u ndeshën me flakët në ambientet e bazës ku u thirrën forca shtesë.

Gjithashtu, një zinxhir ambulancash mbërriti në vendin e ngjarjes, ku dëmet e shkaktuara arrinin në disa qindra metra përreth.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, 5 raketa të tjera që kishin si shënjestër godinën e bazës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Ndërkohë që raketa që goditi në shenjë i mori jetën një ushtaraku.about:blank

BBC ka publikuar këtë të shtunë dhe momentin kur raketat e Ukrainës shembingodinën e Flotës Ruse në Detin e Zi.

Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas, që kanë marrë përsipër përgjegjësinë për një seri sulmesh të tjera ndaj Krimesë, nuk njoftuan se ishte Kievi që kishte ndërmarrë sulmin.

Forcat e Kievit kanë nisur kohët e fundit sulme pothuajse ditore kundër forcave ruse me bazë në Krime.about:blank

Javën e kaluar, marina e Ukrainës pretendoi se kishte rrëzuar një bateri raketore të mbrojtjes ajrore S-400 që mbulonte gadishullin, duke paraqitur paaftësinë e Rusisë për t’u mbrojtur kundër sulmeve të reja.

Një ditë më parë, një anije e madhe ruse zbarkuese dhe një nëndetëse u dëmtuan në një sulm për të cilin Ukraina tha se përdorte gjithashtu raketa Storm Shadoë.about:blank

Sulmet ndaj Krimesë janë të rëndësishme strategjike dhe simbolike.

Përveçse është një platformë për të sulmuar Ukrainën, flota e Detit të Zi është një simbol kryesor i pranisë ushtarake shekullore të Rusisë në rajon.

Ajo ishte e bazuar në Krime nën një marrëveshje qiraje edhe para se Rusia të aneksonte ilegalisht gadishullin në vitin 2014.

Scroll to Top