JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë, tre persona dhunojnë një efektiv policie

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

e Laprakës në Tiranë këtë të diel. Mësohet se patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kontroll dhe identifikim, në brendësi të së cilit kanë qenë 3 persona. Drejtuesi i tij, por edhe 2 pasagjerët nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar.about:blank

Mësohet se mes tyre ka pasur edhe përleshje fizike. Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit që është ndaluar rezulton të jetë punonjës policie në Vlorë, edhe ai i “Shqiponjave”. Për shkak të situatës së krijuar dhe kundërshtimit që u ka bërë kolegëve të Tiranës, bashkë me 2 miqtë vlonjatë që e shoqëronin, në ndihmë kanë shkuar edhe 7 patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën.

Efektivi nga Vlora është shoqëruar në Komisariatin nr. 3, i është sekuestruar arma e shërbimit që e kishte me vete në makinë dhe një thikë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Scroll to Top