Kanë dalë pamjet e arrestimit të njërit prej agresorëve serbë, që kanë sulmuar gjatë ditës së sotme Policinë në Veri të Kosovës.
Mësohet se pas arrestimit ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, nga dy efektivë të policisë.
Kujtojmë se rreth 30 kriminelë serbë të armatosur janë mbyllur brenda një manastiri në Veri dhe po sulmojnë policisë.
Nga sulmet ndaj policisë mbeti i vdekur një efektiv dhe u plagos një tjetër, ndërsa mësohet se deri më tani janë vrarë 3 prej sulmuesve.