JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk e dërguan në spital, i burgosuri shqiptar shkatërron qelinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një episod i rëndë ka ndodhur së fundmi në një burg në Lacio, Itali.

Mediat italiane raportojnë se në Velletri, në provincën e Viterbos, një i burgosur shqiptar u zemërua teksa ndodhej në infermieri, duke kërkuar që ta transferonin në spital jashtë mureve të burgut, duke shkaktuar pasoja dhe duke sulmuar stafin.

Gjithçka nisi kur pasditen e djeshme i burgosuri me kombësi shqiptare u dërgua në infermierinë e burgut me ankesa për dhimbje dhëmbi. Këtu ai u zemërua duke kërkuar që ta çonin në spital. Por kërkesa u refuzua, duke qenë se burri mund të trajtohej në burg.

Kur i burgosuri u kthye në qeli, aty shpërtheu revolta. Ai dhe bashkatdhetarët e tjerë filluan ta shkatërrojnë atë. Jo vetëm kaq, seksioni u përmbyt plotësisht me hidrantët e zjarrit të pranishëm në korridore, ndërsa kamerat u shkatërruan.

Për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e të gjithë punonjësve të pranishëm në burg.Noa.al

Scroll to Top