JiL.al - Jeto i Lumtur

Fragmente të Përzgjedhura

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Albatros Rexhaj

Lozonjarja e zemrës sime,
mos më gjyko pse atëherë kur ne takohemi, fluturoj me emocionet e një shkollari që përballë ka shoqen e klasës, po atë të cilën marrëzisht e dashuron në heshtje.
mos më gjyko pse, atëherë kur jam me ty, e ngre kokën shumë lart,
mjafton një buzëqeshje e jotja që shpirti të më vishet me parzmore magjike, si ato të heronjve të Olimpit, i mbrojtur nga çdo pickim therës dhimbjeje, prandaj pa ndrojtje e ngre kokën, sepse sytë e mi duan ta rrokin fundin e universit, botën që shtrihet përtej kufijve të marrëzive tona që po na mbajnë larg njëri-tjetrit.
Por, më shumë se gjithçka tjetër,
mos më gjyko pse, sa herë që takohemi, më denden sytë me lot.
vetëm kur të kam pranë dhe si nga asgjëja më shpërthejnë pafund fjalët, e ndiej se sa memec rëndom jam pa ty,
mungues në jetë, i largët edhe nga vetja ime, endacak i vetmuar që pafundësisht bredh nëpër labirintin e kujtimeve tona.
Mos më gjyko e dashur pse të dashuroj kaq fort.
Të lutem mos, sepse ndryshe nuk di.

Scroll to Top