U dhunua nga bashkëshorti se lindi vajzë, flet nëna e 22-vjeçares

Jil
Jil
2 Min Read

Dëshmi të reja janë zbardhur për dhunimin dhe burgosjen e së resë shqiptare në Volos, Greqi nga bashkëshorti i saj.ak

Nëna e 22-vjeçares ka folur në emision, duke akuzuar familjen e dhëndrit se ishte në dijeni të dhunës.

Ajo tregoi se i ka rritur e vetme tre fëmijët dhe se vajza ishte lidhur me Aurel Kurtin pa pëlqimin e saj.

Nëna tha se Aureli kishte qenë më përpara i martuar dhe gruaja e mëparshme ishte larguar për dhunë.

“Nuk kam qenë dakord që në fillim me lidhjen e tyre. Goca më tha më dhunon, më mbyll brenda. Unë kam rritur tre fëmijë jetimë.about:blank

Kishte qenë i martuar dhe kishte një fëmijë tjetër. Nuk e njihja. Nuk isha dakord që ta merrte goca ime. Sipas asaj që dëgjova, për dhunë i ka ikur dhe tjetra. Ai la gruan dhe u lidh me gocën time.

Vajza ime ishte e lidhur me një djalë, bashkëjetoi ca kohë me të. Pastaj u gënjye nga Aureli.about:blank

Goca qante se e shikonte nënën të gjakosur. Ai i thoshte pse qan kot. Vajza nuk e kishte denoncuar, thoshte nuk di rrugët as gjuhën.

Nuk kishte shkaqe, e dhunonte kot, s’e linte me ngrit kokën. Vajzën e sillte me sekonda te ne dhe e merrte. Nuk e kishte prurë më asnjëherë vajzën.about:blank

Djali i Gëzimit i madhi, kunati i Dafinës i ka shpëtuar jetën gocës sime. Kur ka qenë shtatzënë 5 muajsh me gocën, ka hyrë brenda dhe i ka hequr vajzën nga duart”, deklaroi nëna e 22-vjeçares.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *