Moti i keq i cili ka pushtuar ditën e sotme të gjithë Shqipërinë, ka goditur edhe një varrezë automjetesh në zonën e Xhafzotajt në Durrës.about:blank
Për neutralizimin e flakëve kanë ndërhyrë 4 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër.
Sakaq kanë nisur hetimet për zbulimin e shkakut të zjarrit nga grupi hetimor. Dyshimet paraprake janë që flakët të kenë nisur si pasojë e një rrufeje.
Zjarrfikësit e Durrësit kanë pasur një javë mjaft të ngarkuar, pasi vatra të shumta zjarri janë regjistruar në zona të ndryshme të qytetit.