Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi, pas një sulmi me raketa në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Sulmi ishte një goditje e madhe për Moskën, pas një sërë goditjeve në portin strategjik të Sevastopolit në muajt e fundit, raporton AFP.about:blank
“34 oficerë u vranë, përfshirë komandantin e flotës së Detit të Zi. 105 pushtues të tjerë u plagosën”, thanë forcat speciale të Ukrainës.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në ditën e sulmit se një ushtarak ishte zhdukur, ndërsa fillimisht kishte raportuar se një person ishte vrarë.