Greqia është përfshirë nga moti i keq. Nga rrëshqitjet e dheut është mbyllur autostrada Patras-Korinth në Aigios. Për pasojë qindra drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në automjete.about:blank
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje dheu në kilometrin e 162-të të rrugës nacionale Patras-Athinë, shkruajnë mediat greke.
Stuhia e fortë e breshrit shkaktoi rrëshqitje dherash në zonën e djegur gjatë verës, si pasojë e ndërprerjes së trafikut nga rruga me pagesë Eleonas deri në kryqëzimin e Kalavritës në Autostradën e re Kombëtare, me drejtim të Athinës.
Një tjetër zonë e prekur nga reshjet e shumta tëshiut është ajo e Akaisë dhe Kleitorias.