U bllokuan në Kanionin e Lengericës nga prurjet e ujit si pasojë

Jil
Jil
1 Min Read

PËRMET- Policia ka ndihmuar ditën e sotme 23 turistë gjermanë, polakë dhe francezë, që kishin mbetur të bllokuar në Kanionin e Lengericës në Përmet. Mësohet se turistët kishin zgjedhur që të eksploronin natyrën në këmbë, por u bllokuan në Kanionin e Lengericës. Pas disa orësh kërkime, policia ka mundur që të gjejë dhe të shpëtojë turistët e bllokuar.

Policia vendore informon se ‘shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, mesditën e sotme kanë marrë njoftim se gjatë eksplorimit të natyrës në këmbë, 23 turistë kanë mbetur të bllokuar, në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet. Menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e zjarrëfikësve. Pavarsisht rreshjeve të shumta të shiut, pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë, e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga rreshjet e shiut. 23 turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *