Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i një prej mjeteve, ndërkohë që shkaku i aksidentit nuk dihet ende.
Njoftimi i Policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak Në aksin rrugor Librazhd-“Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin D. S., 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Prrenjas. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. S. dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime shtetasi G. K. dhe K. M.(pasagjer). Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.