JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjendet trupi i pajetë i një 24-vjeçareje, zbardhen dyshimet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Është gjetur ditën e sotme trupi i një emigranteje në brigjet e Francës veriore, sipas një burimi policor dhe një organizatë të ndihmës për emigrantët. Trupi i pajetë u gjet në Bleriot-Plage, në bregdetin Opal, nga ku emigrantët po përpiqeshin të shkonin drejt Britanisë me varka.about:blank

Bëhet fjalë për një grua të lindur në Eritrea në vitin 1999. Në vendngjarje ndodhen mjekët për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së saj, e cila mund të jetë për shkak të mbytjes apo të shkaktuar nga ndonjë sëmundje.

Gjashtë shtetas afganë të moshës 21 deri në 34 vjeç humbën jetën kur anija në të cilën ndodheshin u fundos më 12 gusht. Katër persona u akuzuan dhe u burgosën në Francë disa ditë pas fundosjes së një anije, në të cilin vdiqën të paktën 27 emigrantë në nëntor të 2021.

Sipas autoriteteve britanike, më shumë se 21,000 njerëz kanë mbërritur në Britani deri në fillim të shtatorit duke kaluar kanalin anglez me varka që nga fillimi i vitit 2023.

Scroll to Top