Sekuestrohen 1.7 tonë kokainë, në pranga një shqiptar

Jil
Jil
1 Min Read

Mesditën e sotme ka rënë në prangat e policisë ndërkombëtare një shqiptar i akuzuar për transport të lëndës narkotike kokainë. Zyrtarët e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, në një operacion të përbashkët me Policinë Kombëtare, kanë goditur rrugën kryesore të hyrjes së kokainës në Spanjë për kartelin ballkanik me kapjen e më shumë se 1700 kilogramëve kokainë në portin e Valencias dhe arrestimi i një prej anëtarëve të saj.about:blank

I arrestuari kishte ardhur nga Shqipëria për të mbikëqyrur transaksionin dhe ka trajnime ushtarake dhe njohuri të larta operacionale, thuhet në deklaratën e Agjencisë Tatimore dhe Policisë Kombëtare.

Kokaina ishte fshehur në kontejnerë me fruta deti nga Ekuadori në mënyra të ndryshme, duke përdorur vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false mbi to ose trarë me zgavra brenda për të vendosur lëndën narkotike.

Hetimi filloi kur u bë e ditur se rrjeti mund të importonte kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori në baza javore që do të fshihnin sasi të konsiderueshme droge.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *