JiL.al - Jeto i Lumtur

Ky është Martin Bardhi që u ekzekutua sot në Rrëshen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Personi që shihni në foto është Martin Bardhi 59-vjeçari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Rrëshen. Bardhi i cili kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu u ekzekutua në hyrje të lokalit të tij.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Bardhin dhe duke plagosur 3 persona të tjerë, të afërm të tij.

Atentati ka zgjatur vetëm pak sekonda dhe me të zbrazur plumbat, autorët u larguan. Makina e llojit “Jeep Cherokee” ngjyrë e zezë, e përdorur prej tyre në këtë atentat u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.

Ka dyshime se vrasja e 59-vjeçarit ka lidhje me hakmarrjen mes disa fiseve në Rrëshen dhe Mirditë dhe kalvarin e vrasjeve mes tyre.

Scroll to Top