I mori para një personi që ta bënte pjesë së skuadrës së njohur

Jil
Jil
2 Min Read

Shpëtim Hyseni, ish-trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, është arrestuar në Komunën e Parisit në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. about:blank


Në 2016 kur ishte trajner i skuadrës së futbollit, 55-vjeçari i ka marrë një personi një shumë parash me premtimin që do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar Hysenin me 1 vit burgim.


Njoftimi i policisë

Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.  Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 1 vit burgim, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. about:blank

Si rezultat, në Komunën e Parisit, u kap shtetasi në kërkim Shpëtim Hyseni, 55 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *